Monday 20 November 2017

5 mësimet nga Zgjedhjet Lokale 2017


Kandidatet
Votimi ne raundin e dyte per kryetar komune
Rendesia e perzgjedhjes se kandidateve adekuat per kontekstin lokal ka qene njeri nder faktoret kyc per arritjen e rezultateve te mira. Rasti i Prishtines, Prizrenit, Ferizajit dhe Gjakoves jane shembuj ilustrues te vendimeve te duhura te partive politike. Ne te shumten e rasteve, keta kandidate kane arritur te njohin problemet ne komunen e tyre pertej shablloneve te projekteve kapitale/shpenzuese dhe kane arritur te artikulojne me mire programin e tyre. Ne anen tjeter, dy kandidatet surprize te PDK – Valdete Idrizi dhe Shaqir Totaj do te arrinin rezultat shume me te mire sikur te ishin nominuar nga parti tjera. Ne rastin e tyre, partia dhe lidershipi i saj vetem se kane sjelle animozitet dhe mobilizim te votuesve ne mbeshtetje te kunderkandidateve.

Koalicionet
Kur kihet parasysh dallimi i vogel mes kandidateve, paradoksalisht, perfundimi i raundit te dyte te zgjedhjeve per kryetar komunash ka vertetuar rendesine e koalicioneve. Fitoret e arritura ne shume qytete kane qene si rrjedhoje e lidhja organike mes partnereve te koalicionit, besueshmeria mes partnereve, konteksti lokal dhe akomodimi ndaj frymes se pergjithshme politike per ndryshime. Rastet e Vushtrrise, Prizrenit, Ferizajit dhe Klines e deshmojne kete. Ne anen tjeter, koalicionet joparimore ne Prishtine, Kamenice dhe Prizren te kandidate qe humben garen tregojne se votuesi jodomosdoshmerisht percjelle vendimet e strukturave partiake te cilat arrijne koalicione nen prizmin e sigurimit te privilegjeve per disa dhe anashkalojne mireqenien e qytetarit.

Mediat dhe debatet televizive
Per shkak te formatit te debatit mes kandidateve dhe mungeses se ekspertizes, debatet ne media nuk kane ndihmuar ne sqarimin e aspekteve programore, por perkundrazi jane perdorur si platforma per inicimin dhe forcimin e lajmeve te rrejshme. Ne zgjedhjet e ardhshme do te ishe mire sikur mediat te arrijne marreveshje per te ndar temat te cilat do ti trajtojne ne detaje me kandidatet ne balotazh (p.sh. nje TV te merret me arsimin, nje tjeter me shendetesine etj.). Ne kete menyre qytetaret do ta kene me te lehte te gjykojne mbi arsyeshmerine dhe realizueshmerine e programeve te prezentuara nga kandidatet. Poashtu, nje casje e tille do te lehtesonte analistet televiziv qe do te fokusoheshin ne nje ekspertize te caktuar dhe jo te tentojne qe te paraqiten si eksperte te cdo fushe.

Kampanja zgjedhore dhe menaxhimi i pritjeve
Gara ne qendrat me te medha urbane ka shpalosur potencialin e madhe qe kane kampanja dhe kunderkampanja zgjedhore e targetuar dhe kontekstualizuar. Kjo ne vecanti u pa ne garen per te parin e kryeqytetit ku koordinimi mes strukturave te ndryshme partiake (ndonese me histori te gjate animoziteti) dhe parapolitike filloj 6 muaj para zgjedhjeve dhe kulmoi me periudhen zyrtare te kampanjes zgjedhore. Reagimi ndaj lajmeve te rrejshme dhe shpifjeve neper portalet e ndryshme duket se eshte ne demaskimin e tyre te shpejte dhe krijimin e narracionit qe lidhet me te verteten. Poashtu, shumica e partive politike nuk po arrijne ende qe te caktojne pritje realiste dhe ti menaxhojne ato pergjate kampanjes zgjedhore. Shpesh deklarimet e hapura per pritjet (jo)realiste te partive u kthyen gati se ne mallkim te realizueshem.

Dalja e ulet dhe polarizimi qytet-fshat
Ndonese ka ekzistuar bindja se dalja e ulet favorizon kandidatet qe jane ne pushtet, ne shume komuna ka ndodh ndryshimi perkunder daljes se ulet ne votime. Partite qe kane bazuar projeksionet e tyre zgjedhore duke menduar se dalja e ulet favorizon ato ne raundin e dyte kane rrezikuar te humbin garen. Rol kyc ne sigurimin e fitores ne rastet e tilla duket se te jete krijimi i frymes, perqendrimi i resurseve partiake dhe politike si dhe arritja e koalicioneve qe siguron voten per ndryshim. Fakt tjeter qe po shpaloset nga raundi i dyte eshte se ne disa komuna kyce ka polarizim mes menyres se si voton qyteti dhe si po votojne fshatrat e komunes. Kjo edhe perkunder se ne disa komuna kryetaret e deridjeshem kane pasur politike te balancuar te investimeve kapitale.

(Nuk lejohet publikimi në media i këtij opinioni pa lejen paraprake të autorit)

Friday 20 October 2017

Vrima e zezë e etikës në politikë!

Huazuar nga http://www.extremeethics.org 

Me 18 shtator 2017 (me pak se 10 dite nga votimi i qeverise), mediat raportuan se Zyra e Kryeministrit ka shpallur njoftimin per kontrate per furnizim me telefona mobil per stafin e ri ne vlere prej 8,000 euro. Ne fund u shpenzuan 6,042 euro per blerjen e 3 iPhone 7 dhe 11 Samsung A5.

Pas bujes qe shkaktoi ky lajm (ndonese vetem per 3 dite), te nesermen me 19 shtator Zyra e Kryeministrit (lexo: Arberi dhe Halili) leshoi kete njoftim:



Kjo me shtyri qe te pres momentin kur te njejtit keshilltare te ri te Kryeministrit te bejne deklarimin e pasurise se tyre ne Agjencine Kunder Korrupsionit. Ndonese kane kaluar mbi 30 dite nga formimi i qeverise, deri me sot vetem keta keshilltare te ri te Zyres se Kryeministrit kane bere deklarimin e pasurise: 
- Avni Arifi,
- Arber Vllahiu, dhe
- Nita Himaduna.

Nga deklarimet e bera deri me tani, secili nga keta keshilltare te Kryeministrit kane deklaruar si vijon:
(2) Arber Vllahiu: 10,500 euro para te gatshme
(3) Nita Himaduna: 18,000 euro para te gatshme

Vetem nga shqyrtimi i 3 deklarimeve te keshilltareve te rinj eshte e qarte qe mundesite e tyre per blerjen e nje telefoni mobil nga parat e tyre ka qene me se i mundshem – sic e bene secili qytetar i rendomte ne Kosove. Zaten ate kane pas telefonat e tyre mobil edhe para emerimit te cilet i kane blere vete. Por, ja qe tash me para publike e kane me te lehte te rinovojne telefonat e tyre…

Keshilltaret dhe personat e emeruar te tjere, duke perfshi Halil Matoshin qe shquhej per mbrojtje te ligjshmerise dhe parimeve te llogaridhenies deri para aderimit ne partine e fundit politike, ende nuk kane bere deklarimin e pasurise. Kjo perben shkelje ligjore! Sic do ta quante vet Matoshi para aderimit ne partine e fundit – "Kakistokraci pra qeverisje nga njerëz të ligj".

Ky rast, ndonese tashme i harruar nga mediat dhe publiku, paraqet vazhdimesi te mendesise se zhvatjes. Sic duket emerimin ne Zyren e Kryeministrit e shohin si privilegj dhe jo si sherbim ndaj qytetarit. Per me teper, ajo zyra e pushtetit sic duket eshte si vrime e zeze ne te cilen tretet te gjitha parimet dhe etika te personave qe e gjenden aty (qofte edhe perkohesisht).

Ky shembull duhet te mbahet ne mend pasi qe Arber Vllahiu eshte kandidat per kryetar te Prishtines. Votuesi duhet te vleresoj te bemat e kandidateve pertej premtimeve boshe!

(Nuk lejohet publikimi në media i këtij opinioni pa lejen paraprake të autorit)

Sunday 31 July 2016

Çarja e madhe

Nga: Blerim Vela

Nënteksti i përplasjeve vendore, regjionale dhe globale po merr emëruesin e përbashkët si çarje e madhe shoqërore mes vlerave dhe antivlerave apo lirisë dhe nënshtrimit. Kjo dikotomi burimin e ka nga mospërshtatja mes forcave progresiste që kanë për synim mirëqenjen e qytetarit dhe krijimin e mjedisit ku secili mund të realizoj potencialin e vet dhe forcave regresive që synojnë dominimin përmes instalimit të autoriteteve të bazuara në klientelizëm politik, korrupsion dhe nënshtrim të çdo burimi të kundërshtimit. Jo rrallë, sistemet hibride politike që bazohen në klientelizëm dhe korrupsion, prodhojnë mjedis të favorshëm për shtresëzimin e mosdijes, mungesës së llogaridhënies  dhe përhapjen e ideologjive të bazuar në botëkuptime ekstreme politike apo religjioze.


Thursday 30 June 2016

Antagonizmi në sferën publike

Nga: Blerim VELA

Sfida e sistemeve demokratike qeverisëse në shekullin XXI mbetet mirëmbajtja e antagonizmit në sferën publike. Liria, pluralizmi dhe progresi varen nga kundërshtitë dhe konkurrenca mes ideve. Nga këtu buron edhe shëndeti dhe kualiteti i demokracisë. Për shoqëritë në tranzicion dhe me demokraci në konsolidim, antagonizmi në sferën publike shihet si rrezik për stabilitetin dhe për këtë arsye synohet të cenzurohet dhe kontrollohet. 

Në Ballkan, çdo ditë e më shumë, kemi depërtim dhe shtrirje të kulturës politike që promovon vlerat e dominimit të një strukture politike apo partie. Për rrjedhojë, kemi shpërfytyrim të demokracisë liberale, konsolidim të demokracisë formale dhe elektorale. Në disa raste, kemi degjenerim të qeverisjes politike në autokraci dhe klientelizëm institucional.

Tuesday 31 May 2016

Realitetet paralele

Nga: Blerim VELA

Shoqëritë në Ballkan sot përballen me realitete të shumëfishta. Pjesa dërmuese e shoqërisë realitetin e përditshëm e ka të bazuar në luftën për mbijetesë ekonomike. Një pjesë e shoqërisë që i përket elitave politike në pushtet po shijon realitetin e kulmit të arritjeve personale dhe grupore. Këto realitete të ndryshme po bashkëjetojnë derisa kontributi i këtij grupi është i drejtuar kah mirëqenja e qyetarëve dhe jo përfitimet vetanake. Në mikrokosmos të këtyre realiteteve janë grupet shoqërore të margjinalizuara që përballen me sfidat e pranimit nga shumica dhe arritjes së potencialit në shoqëri të trazuara dhe konservatore.

Këto realitete prodhojnë sistem të vlerave që mbisundon tek anëtarët e tij. Për momentin, shumica në shoqëri është dyshuese dhe mosbesuese ndaj institucioneve publike. Në anën tjetër, elitat klienteliste promovojnë dëgjueshmërinë dhe monopolin e mendimit dhe veprimit politik dhe publik. Kjo ka bërë që hapësira publike ku takohen këto dy realitete të rrudhet në maksimum dhe konfrontimi e konflikti janë gjuha e komunikimit mes tyre.

Saturday 30 April 2016

Partitë politike si monopoliste dhe demokracia



Kur një sektor i ekonomisë nuk funksionon sipas parimit të konkurencës së lirë dhe mundësive të barabarta, institucione të autorizuara nga Kuvendi vendosin rregullat e lojës në sektor me synimin që mos të lejohen konkurenca e pabarabartë dhe të sigurohen të drejtat e konsumatorit (qytetarit). Nëse e zhvendosim këtë parim në kuadrin e funksionimit të partive politike, shpejtë vijmë në përfundimin që partitë në Kosovë janë entitete që funksionojnë në mjedis me rregulla minimale. Dominimi i partive si formë e përfaqësimit të vullnetit të qytetarëve i kthen partitë në subjekte monopoliste që nuk kanë asnjë incentivë që të mundësojnë konkurrencën e lirë dhe mundësitë e barabarta. Përkundrazi, kemi tentim që të vazhdohet monopoli dhe replikim të modelit të funksionimit jodemokratik të brendshëm të partive. 

Thursday 31 March 2016

Fjalimi i munguar në Kuvend

Nga: Blerim VELA

Në ditën e votimit të kandidatëve për President, Kuvendi i Kosovës rrumbullakësoi edhe formalisht kapjen e piramidës institucionale. Tani, në krye të shtetit është personi i cili përdori të gjitha levat e pushtetit ligjor dhe joligjor që të cimentojë pozitën e vet udhëheqëse në arkitekturën institucionale në vend. Karshi zgjedhjes së tij, shumë deputetë u ballafaquan me testin e konsistencës dhe parimeve. Për fat të keq, ata nënshtruan të mirën e përgjithshme dhe zgjodhën të votojnë sipas interesit apo përfitimit individual. Deklarimet e tyre se qëndrimi në seancë si dhe mundësimi i kuorumit të nevojshëm për zgjedhje u bë për arsye të mbrojtjes së institucioneve është më së paku thënë qesharak. Nga kush po i mbronin institucionet? Nga vullneti i votuesve të tyre? Siç duket në momentin e zhveshjes së tyre politike para opinionit, ata e konsideruan të udhës që çelsat e institucioneve t’ia besojnë dhunuesit kryesor të tyre.